Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” , ka folur rreth ligjëratës të mbajtur sot në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.
Në Edicionin Special të Klan Kosova, Hoxha tha se ligjërata fillimisht ishte e çuditshme, e sipas saj, edhe shqetësuese.
“Ishte shumë e çuditshme edhe si lajm. Ligjërata të hapura ka në çdo institucion, por ato bëhen me njoftimin e menaxhmentit institucional dhe bazuar në nevojën, qëllimin dhe përmbajtjen. Shqetësuese ishte sepse nuk dihej çka është ligjëruar si e para, dhe fillimisht cila ishte nevoja që të ligjërohej një ligjëratë e hapur për nxënës”, tha Hoxha, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tha se është e dhimbshme se sa pak nxënësit mësojnë për historinë e re të vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=Xm1kXFzlv_g
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.