Ka filluar Liga e Parë në basketboll, ku në xhiron e parë kishte ndeshje mjaft interesante.
Padyshim sfida kryesore ishte ndërmjet AS Prishtinës dhe RC Cola Drita, njofton Klan Kosova.
Prishtinasit fituan në fund me rezultat 77:75, duke fituar derbin e kësaj xhiroje. Të dy skuadrat synojnë të renditen në vendin e parë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në elitë për edicionin e ardhshëm.
Me fitore, stinorin e ri e ka nisur edhe Marigona Hill Prishtina, që ka mundur si mysafire New Basket me rezultat 82:90.
Lipjani, që edicionin e kaluar kishte garuar në elitë, pësoi humbje nga Megasport me rezultat të thellë 61:106.
Në ndeshjen e fundit për këtë xhiro, Vushtrria ka shënuar fitore ndaj Prishtina e Re me rezultat 71:50, duke arritur fitoren e parë në këtë kampionat.
Istogu-Feronikeli është shtyrë për një datë tjetër.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.