07.05.2016 · përditësuar para 3738 dite1 min lexim
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve në të ardhmen mund të mos zhvillohen më në mesjavë.
Kjo ide është duke u diskutuar nga UEFA, e cila po synon që të rrisë interesimin në garën më të famshme të saj.
Ndryshimi mund të fillojë nga viti 2021.
“Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me gjithë palët e interesuara dhe çdo vendim do të merret në pajtim me ta”.
“Është shumë herët që të spekulojmë për ndryshimin e formatit të garës sonë të klubeve”.
Liga e Kampionëve zhvillon ndeshjet në mesjavë që prej vitit 1968. Finalet e kësaj gare u zhvilluan në mesjavë deri në vitin 2010, por tani ato zhvillohen të shtunave.
Ndeshjet në vikend do t’i përshtateshin audiencës televizive në Lindjen e Largët, por do të kërkonte ndryshimin e orareve nëpër ligat e shteteve evropiane.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.