Lajmet e fundit

Duke depërtuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ekipi spanjoll Sevilla tregoi edhe një herë dominimin në këtë garë.
Ata kaluan në mesin e katër më të mirave të kësaj gare për herë të pestë në histori të klubit (2013-14, 2014-15, 2015-16, 2019-20 & 2022/2023) transmeton klankosova.tv.
Interesant është fakti që në secilën prej sezoneve që kanë depërtuar në gjysmëfinale ata kanë përfunduar duke e fituar trofeun.
Pikërisht ndaj Manchester United, sulmuesi Youssef En-Nesyri arriti shifrën magjike prej 50 golave me fanellën e ekipit spanjoll në të gjitha garat.
Sevilla po ashtu vendosi edhe një rekord tjetër.
Ata në fushë dolën si formacioni më i vjetër në histori të Ligës së Evropës duke mos përfshi kualifikimet.
Mosha mesatare e spanjollëve ishte 30 vjet e 295 ditë.
Në total Sevilla i ka fituar në shtëpi 24 nga 27 ndeshjet e Ligës së Evropës dhe ka dy barazime dhe një disfatë.