Lajmet e fundit

Benfika është kualifikuar në të 1/8 e finales së Ligës së Evropës edhe pas barazimit 0:0 me Tolousen.
Portugezët e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:1.
Ndërkaq, Olympique Marseille e ka mundur Shakhtar Donetskun, 3:1, teksa në ndeshjen e parë ishin ndarë baras, 2:2.
Sparta Pragës e ka mundur 4:1 Galatasarayn dhe e ka eliminuar bindshëm nga ky kompeticion.
Edhe Sportingu ka kaluar në 1/8 e finales ndonëse ka barazuar 1:1 me Young Boys, pasi që në ndeshjen e parë kishte fituar, 2:3.