Jamei Vardy ka shënuar hat-trick në fitoren e kampionëve të Liecester City-it, kundër pretendentëve të Manchester City-ti me rezultat të përgjithshëm 4-2, njofton Klan Kosova.
Është kjo humbja tjetër e Pep Guardiolas, pas asaj që ia shkaktoi Chelsea e italianit Antonio Conte.
Madje djelmoshave të Claudio Ranierit iu deshën vetëm pesë minuta për ta parë vetën në epërsi prej dy golash dhe më pas në 20 minutat e parë të lojës shënuan edhe një herë për të shkuar në pushim me rezultat 3-0.
City arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë, ndërsa Liecester shënoi edhe një gol për të përmbyllur ndeshjen me fitore prej dy golash epërsi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.