Lajmet e fundit

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës , organizoi ceremoninë e laureatëve të vitit për futbollistët rinj në kategoritë u11, u13, u15, dhe u17.
Fituesi në kategorinë kryesore, atë të kadetëve, apo u 17-ve, u shpall Albinot Kozmaqi nga shkolla e futbollit Flamurtari.
Në këtë ceremoni, përveç ndarjes së çmimeve për futbollistët më të mirë nga kryeqyteti , u dhanë edhe disa mirënjohje për kontribuesit e kësaj lige .
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe zyrtarët më të lartë të federatës së futbollit të Kosovës .
Kronikë nga Jon Ajeti