Në ditën botërore të poezisë, sot nga ora 12:00, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon një takim letrar, ku do të lexojnë anëtarët e rregullt të LSHK-së dhe anëtarët e rinj që porsa janë pranuar në asociacionin më të madh të Republikës së Kosovës.
Ka vite që kjo datë shënohet nga penat e letërsisë dhe të artit të krijuesve të botës, ndërsa edhe LSHK-ja ka mbledhur anëtarët e saj për t'u paraqitur me poezitë e tyre më të reja, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim letrar marrin pjesë anëtarët që kanë kryer detyrimet sipas statutit të këtij asociacioni, që ka zgjeruar veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin dhe me shumë qendra të botës, me figura të njohura të letërsisë e të kulturës.
Kjo ditë shënohet nga viti 1999.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.