Lajmet e fundit

“Amerikanët duhet ta dinë se nëse fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, u citua Khamenei nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Donald Trump më parë tha se Irani ishte në "diskutime serioze" dhe shpresonte që ato të çonin në diçka "të pranueshme", ndërsa zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha gjithashtu se një kornizë për negociata po përparonte.
Trump ka kërcënuar të ndërhyjë në Iran për shkak të ambicieve të tij bërthamore dhe pas shtypjes vdekjeprurëse të protestave antiqeveritare.