Billie Joe Armstrong foli për mbresat e tij për presidentin aktual amerikan, Donald Trump, në një intervistë për revistën Rolling Stone.
Ai tha se përpos që e shan Trumpin, nuk është se flet shumë për të, pasi që njerëzit tashmë e dijnë se si ndjehet ai për presidentin, transmeton Klan Kosova.
“Ndjej sikur qasja negative ndaj tij vetëm sa i hedhë benzinë zjarrit”, tha Armstrong.
“Qeveria po tenton të krijojë luftë kulture mes neve në shumë mënyra.”
“Ata po tentojnë të futen në mes neve dhe qytetarëve mesatarë bazuar në të kaltërtën dhe të kuqen (duke aluduar në ngjyrat e flamurit amerikan)”.
“Mendoj se jemi në gjendje krize për momentin”.
“Për mua është e rëndësishme që të kthehemi tek ajo se cfarë nënkupton fundamentalisht të qenurit Amerikan”
“Ne të gjithë vijmë nga mjedise të ndryshme, por ne vijmë bashkë dhe e krijojmë këtë botë”.
“Është sikur mikrokozm për pjesën tjetër të botës”.
“Dua që njerëzit të ndjenjë bashkari kur shkojnë në një shfaqje apo koncert”, shtoi ai.
Megjithatë, ai e përmbylli temën e Trumpit duke thënë se nuk do të hedhë vrerë duke folur se si ndjehet për presidentin dhe administratën e tij”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.