Lajmet e fundit

Stephan Lichtsteiner pritet që të mungojë për gjashtë muaj, pasi kaq kohë do t’i duhet atij për t’u kthyer nga operimi që ka pasur.
Fillimisht raportohet se ai ka pasur probleme me frymëmarrje, por që gjërat duket se janë më thellë, ai mund të ketë edhe ndonjë komplikim në zemër, por që nuk e rrezikon as karrierën e tij dhe as jetën.
Dukej se ai vetëm një muaj do të qëndrojë jashtë fushave, por që tash raportohet se kjo periudhë do të jetë më e gjatë.
Kujdesi duhet të jetë më i veçantë dhe për atë klubi nuk do të mund të llogaris në shërbimet e tij në gjashtë muajt e ardhshëm.
Për gjendjen e tij shëndetësore është angazhuar një nga doktorët më të mirë, Gaita, transmeton Klan Kosova.