“Harry Potter dhe Fëmija i Mallkuar”, është bërë libri që më së shpejti është shitur në dekadën e fundit sa i përket Britanisë së Madhe.
Ky libër që në anglisht titullohet “The Harry Potter and the Cursed Child”, ka shitur më shumë se 680,000 kopje vetëm në tri ditë, duke ia kaluar kështu edhe librit “Fifty Shades of Grey”, që në vitin 2012 kishte shitur 664,478 kopje në një javë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Për momentin, rekordin e mbanë “Harry Potter and the Deathly Hallows”, që ka shitur 780,000 kopje në një javë në vitin 2007, ndërsa seria ka shitur 1.8 milionë kopje.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.