“Religjioni dhe politikat e identitetit në Kosovë", i autorit Ger Duijzings është libri që do të promovohet sot nga ora 17:00 në librarinë Dukagjini, në Prishtinë.
Antropologu holandez, Dr. Ger Duijzings studioi praktikat religjioze të shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera në Kosovë, gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Studimi i tij ofron një interpretim të rëndësishëm të peshës së religjionit në formësimin, ndryshimin dhe gjithë kompleksitetin e identitetit në Kosovë, duke u fokusuar te shqiptarët dhe minoritetet tjera.
Libri "Religjioni dhe politikat e identitetit në Kosovë", pas botimit në vitin 2000 në gjuhën angleze, nga shtëpia botuese Hurst në Londër, u bë lexim i domosdoshëm për secilin antropolog, por edhe studiues të shkencave shoqërore, që merrej me Kosovën.

Pas 24 vitesh ky libër vjen në gjuhën shqipe, me përkthim të Enes Lekiqit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.