Është arrestuar një 54-vjeçari në Librazhd të Shqipërisë i shpallur në kërkim dhe i cili dyshohet se ka tentuar të korruptoi punonjësin e policisë.
Policia përmes një postimi në Facenook ka njoftuar se me datë 12.04.2024, i dyshuari ishte dënuar me 4 muaj burgim, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", përcjell Klankosova.tv.
“Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim. Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh”.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 12.04.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burgim, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", sepse më datë 09.04.2024, në bulevardin "Bajram Curri", pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmanguar ndëshkimin ligjor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.