Lajmet e fundit
Librat që duhet të merrni me vete në çantën e pushimeve, sipas Aleksandër Meksit, Mihal Luharasit, Ilir Kernit, Ledi Shamkut, Rudina Xhungës, Mirush Kabashi, Laert Vasilit dhe Albatros Rexhajt.

Është si një kthim në kohët e fëmijërisë shfletimi i librit “Prralla Kombëtare” për ish-kryeministrin Aleksandër Meksi.
Një libër që qëndron bri librave të tjerë në Bibliotekën e madhe që ka zënë gjithë faqet e murit në zyrën ku kalon orët e punës.
At Donat Kurti i mblodhi përrallat prej gojës së popullit, me një punë këmbëngulëse i bindur se këto rrëfenja kaq domethënëse nuk duheshin humbur.
Gazetarja Rudina Xhunga, e lidhur me librin, thotë se ka bërë gati një çantë me libra të verdhë në italisht për t’i lexuar këtë verë.
Librat e ndaluar, apo librat me detektivë apo policeskë vazhdojnë të jenë libra që lexohen me ëndje për vetë të vërtetat historike që mbartin mes rreshtash.
Një sagë e tillë librash është dhe ajo shkrimtarit anglez Jason Goodwin, ku personazh kryesor është detektivi Jashim, që gjendet në të gjitha libraritë në gjuhën shqipe.
Regjisori Mihal Luharasi sugjeron për të lexuar librin e fundit të përkthyesit Petro Zheji, një libër monumental për gjuhën shqipe “Roli mesianik i shqipes”.
Gjuhëtarja dhe deputetja Ledi Shamku, zgjedh “Ndërgjegjen e Zenos” si librin që shqiptarët duhet të lexojnë këtë verë.
Për drejtorin e Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni, “Mëngjese në kafe Rostand” është një libër që nuk duhet humbur. Me stilin e një mjeshtri, Ismail Kadare ka sjellë një rrëfim që ta bën më ndjellës Parisin, por dhe të njeh me formën më të lartë të një esteistike.
Një tjetër rekomandim i Kernit, është filozofi dhe shkrimtari i njohur francez Sartri me romanin “Rrugët e lirisë, mosha e arsyes” përkthyer në shqip nga Diana Çuli. Për Kernin, Sartri mbetet një nga figurat më të rëndësishme të shekullit XX, i cili me librat që ka lënë pas, i ka bërë një autopsi mendjes njerëzore.
Aktori Laert Vasili zgjedh librin e shkrimtarit britanik Jeffrey Archer “Kaini dhe Abeli”. Me një titull të huazuar nga Bibla Archer sjell një dramë njerëzore përmes jetës së dy djemve që lindin në dy skaje të ndryshme të botës. “Klounët që sollën lot” nga Johannes Mario Simmel është një tjetër libër që Vasili rekomandon.
Albatros Rexhaj rekomandon një libër që vazhdon të ngjallë debate në vende të ndryshme ku është përkthyer – “Platforma” e Michel Houbellebecq. “‘Platforma’ nuk është një ese mbi turizmin seksual.
Aktori Mirush Kabashi zgjedh dy libra të autorit Eric – Emmanuel Schmitt, si libra që nuk duhen humbur “Gruaja në pasqyrë” dhe “Odiseja nga Bagdadi”. “Gruaja në pasqyrë” është historia e tri grave që jetojnë në tri epoka të ndryshme. /gazeta-shqip.com