Lajmet e fundit

Victor Miron, është një djalosh nga Romania.
Ai ka një vit e gjysmë që jeton në banesë në katin e dhjetë, e prapë nuk ka më shumë se katër ose pesë komshijë me të cilët flet, transmeton Klan Kosova.
Kështu që si një djalosh që ka shumë qejf të shoqërohet me shumë persona, filloi një ide shumë kreative.
“I morra 40 libra nga libraria ime personale, dhe i vendosa në kutinë e postës”.
“E vendosa një shenjë ku shkruhej ‘Libraria e fqinjëve, merre një libër dhe lë një tjetër në shkëmbim’”, është shprehur Miron.
Ideja e tij i inspirojë edhe shumë persona të tjerë, në qytetet e tjera të Rumanisë.
Me anë të kësaj ideje, ai dëshiron që të promovojë leximin.