Inxhinieri i sistemeve për energji solare, Albin Kastrati, ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova për sfidat që mund të përballet Kosova pas liberalizimit të tregut të energjisë.
Sipas tij, vendi ende nuk ka politika të qarta dhe infrastrukturën e nevojshme për të qenë pjesë efektive e tregut të lirë.
“Mënyra si ka ndodhur tek ne liberalizimi i tregut në Kosovë është pak problematike, sepse nuk i kemi akoma politikat dhe infrastrukturën adekuate për me dal në treg të lirë”, tha Kastrati, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se mungesa e linjave ndërkufitare me vende të tjera, përveç Shqipërisë, kufizon qasjen në bursa ndërkombëtare ku çmimet janë më konkurruese.
“Nëse kishim pas linjë të 400 kV me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, do ishte më e lehtë me pas qasje në bursat kombëtare. Por, për shkak se kemi lidhje vetëm me Shqipërinë, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht si prodhuese e qëndrueshme e energjisë elektrike, kjo ndikon që të kemi oferta të ulëta dhe çmime më të larta", tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/yxhopcN-Lno
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.