01.03.2017 · përditësuar para 3422 dite1 min lexim
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama kanë bërë marrëveshje me "Penguin Random House" për të botuar një libër, transmeton Klan Kosova.
"Kompania ka kërkuar të drejtën e publikimit për dy libra, të shkruar nga Michelle dhe Barack Obama", thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese.
Titulli dhe detajet tjera të librit ende nuk janë zbuluar, por thuhet se kompania do të paguajë më shumë se 65 milionë dollarë për të drejtat e autorit.
Obama është autor i bestsellerëve "Dreams from My Father" dhe "The Audacity of Hope".
Ndërsa zonja Obama ka shkruar “American Grown” – libër për ushqim dhe kujdes për kopsht.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.