Liam Payne po i bën nderim Princit të ndjerë Philip me anë të një portreti që ai e vizatoi dhe pikturoi!
Ish anëtari i grupit muzikor One Direction postoi në Instastory këtë javë veprat e tij artistike që nga fazat fillestare e deri në përfundim.
“Duke nisur diçka shpresoj shumë speciale”, shkroi Liam në postimin e parë. Ndërsa kur postoi foton e dytë, u shpreh: “Duke marrë formë, ka ende punë”.
Me foton e tretë, Liam tha: “Disa orë më vonë, gati për ngjyra uji”.
Kur mbaroi me gjithë procesin, këngëtari postoi portretin e finalizuar dhe shkroi: “Pusho në paqe Princi Philip. Faleminderit për shërbimin tuaj”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.