Lajmet e fundit

Liam Hemsworth dhe Luke Hemsworth janë fotografuar me maska në fytyrë derisa po silleshin rreth lagjes së tyre në Malibu për të ndihmuar në rimëkëmbjen nga zjarret në Malibu të Kalifornisë, transmeton Klan Kosova.
Djemtë ndihmuan heroikisht mes zjarreve të tmerrshme që po zhvillohet aktualisht në Kaliforni.
E dashura e Liam, Miley Cyrus thotë se shtëpia e tyre është djegur e tëra.
‘Të shkatërruar plotësisht nga zjarret që kanë prekur komunitetin tonë. Unë jam njëra nga ata. Kafshët e mija dhe dashuria e jetës time janë mirë, kjo ka rëndësi tani për tani. Shtëpia ime nuk ekziston më’, ka shkruar dje ajo.
