Është arrestuar një 17-vjeçar në Lezhë, pasi dyshohet se e ka kërcënuar një 16 vjeçare se do t’i publikonte foto intime në rrjetet sociale.
Bëhet e ditur se ai ia kishte vjedhur llogarinë e Snapchat-it të miturës, shkruan Abcneës.al, transmeton Klankosova.tv.
“Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.