Lajmet e fundit

Përveç që shkojmë për të pushuar dhe të qëndrojmë paksa larg problemeve, larg punës, larg stresit kapelet dhe syzet janë pjesë e plazhit.
E kur shkoni në pushime mos harroni që të i’u bëni ndonjë vend edhe librave.
Ju duhet të keni gjithmonë kujdes ngase mos përqëndrimi i rregullt ndaj leximit mund të ju sjell pasoja më vonë.
Mos qëndroni shumë larg librave, romaneve e teksteve të shkruara, ato pasurojnë trurin tuaj.
Patjetër që dëshironi të pushoni sepse jeni lodhur nga provimet, shkolla apo puna por librin mos e braktisni.
Ndonjë botim historik, apo ndonjë roman të lehtë do të ju përshtatej edhe me stinën, do të ndiheni më të përgatitur kur të filloni raundin tjetër të punës.
Andaj prindër, ekspertët këshillojnë që merruni fëmijëve tuaj gjithësesi nga një libër për të lexuar gjatë pushimeve.