Lajmet e fundit

Pas këtij suksesi, ai publikoi edhe këngë të tjera të njohura si “Before You Go”, “Bruises” dhe “Forget Me”, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga artistët më të kërkuar të gjeneratës së re. Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa sfida. Capaldi ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe fizik, përfshirë sindromën Tourette dhe ankthin, të cilat shpesh e kanë detyruar të bëjë pauza nga muzika dhe të anulojë disa paraqitje live, shkruan Telegrafi, transmeton Klankosova.tv. Këto momente e kanë bërë atë edhe më të afërt me publikun, për shkak të sinqeritetit me të cilin ka ndarë vështirësitë e tij. Pavarësisht këtyre sfidave, ka vazhduar të rikthehet në skenë dhe të marrë mbështetje të madhe nga fansat në mbarë botën. https://www.tiktok.com/@lewiscapaldimp3/video/7522220838641241399?embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121749182%2C121433650%2C121404359%2C121497414%2C122349556%2C122221973%2C122122240%2C121351166%2C121811500%2C121960941%2C122122244%2C122122243%2C122122242%2C121487028%2C122258714%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C121885509%3Bnull%3Bembed_blank&refer=embed&referer_url=telegrafi.com%2Flewis-capaldi-ne-sunny-hill-festival-historia-e-artistit-qe-luftoi-me-shendetin-dhe-pushtoi-boten-me-muzike%2F&referer_video_id=7522220838641241399 Tani, Lewis vjen për herë të parë në Kosovë për të performuar në Sunny Hill Festival, një paraqitje që konsiderohet shumë e rëndësishme si për karrierën e tij, ashtu edhe për publikun vendas që pritet ta mirëpresë me interes të madh. E nga ana tjetër, Sunny Hill sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.