Lajmet e fundit
Asi polak ka vendosur të refuzojë ofertën e gjigantit për të vazhduar kontratën, pasi raportohet se pret një ofertë nga Los Blancos.

Bayern Munich këmbëngul për t'i ofruar një kontratë të re RobertLewandowskit, por ai nuk dëshiron që ta bëjë diçka të tillë.
Sipas gazetës gjermane Bild, sulmuesi polak nuk e ka vendosur akoma nëse do të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2019.
Drejtuesi bavarezë kanë përcaktuar një pagë mbi 15 milion euro në sezon nëse ai nënshkruan një kontratë të re.
“E kam thënë gjithmonë, ne do të gjejmë një zgjidhje. Ndihem mirë dhe kam një kontratë të gjatë. Për mua kjo nuk është një temë”, ka deklaruar Lewandowski.
Polaku kërkohet nga Real Madridi ndaj dhe ai po rishikon mundësinë për të veshur fanellën e Los Blancos, por kjo mund të ndodh pasi të përfundojë dënimi i FIFA.