Lajmet e fundit

Robert Lewandowski, nuk e ka me nguti që ta qartësojë pozitën e tij në Bayern Munich pas spekulimeve se ai mund t’i bashkohet Real Madrid-it.
Polonezi ka kontratë me Bayern’in deri në vitin 2019 dhe agjenti i tij ka bërë të ditur se tashmë i kanë filluar bisedimet për një kontratë të re, me përmirësime.
Sidoqoftë, përfaqësuesi i Lewandowski-it po ashtu ka thënë se ka pasur interesim nga Madrid-i për 27 vjeçarin, përderisa e ardhmja e tij në Allianz Arena mbetet e paqartë.
Ish lojtari i Borussia Dprtmund mbetet i patrazuar nga spekulimet rreth të ardhmes së tij, dhe se është i fokusuar që të fitojë trofe me skuadrën në të cilën luan.
“Nuk kam plane specifike për karrierën time”, ka thënë Lewandowski për Sky Sport News, transmeton Klan Kosova. “Po ndjehem mirë në Bayern dhe e ardhmja ime nuk është çështje diskutimi për momentin”.