Lajmet e fundit

Robert Lewandowski ka thënë se Polonia nuk e ka frikë Gjermaninë, megjithëse Panzerët konsiderohen favorit në Euro 2016.
Polonia mposhti Irlandën Veriore me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë të saj në kompeticionin e këtij viti.
Ndeshjen e radhës polakët e luajnë nga Gjermanisë, që konsiderohet skuadër favorite jo vetëm në këtë përballje, por në garë.
“Duhet të luajmë pa frikë dhe pa presion. E dimë që do të jetë vështirë, por ky është futbolli prandaj duhet të kënaqemi", ka thënë Lewandowski.
“Gjermania është favorite për mua, jo vetëm të enjten, por për ta fituar këtë turne.”