Lajmet e fundit
Nuk kanë fund kokëçarjet për klubin bavarez dhe strategun Carlo Ancelotti, pasi tashmë me shenja lëndimi është paraqitur edhe sulmuesi polak

Robert Lewandowski ka lënë stërvitjen e Bayern Munich pasi ka ndjerë dhimbje në kofshën e djathtë.
Ky dëmtim ndodh vetëm dy ditë para ndeshjes, që ekipi bavarez do të luajë kundër Borussia Dortmund dhe afër një javë para çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madrid.
Klubi bavarez ka qetësuar situatën duke thënë se sulmuesi polak do të rikthehet nesër në stërvitje, por kjo mbetet për t'u parë. Të dëmtuar për momentin janë dhe Manuel Neuer së bashku me Douglas Costa.