Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka lëshuar një komunikatë duke insistuar që sulmuesi Robert Lewandowski nuk do të lejohet që ta lë këtë klub.
Ai së fundi u lidh me një kalim në Manchester United dhe Chelsea, pasi që kishe shprehur publikisht zhgënjimin nga bavarezët kur humbi mundësinë e çmimit të top golashënuesit të Bundesligës.
“Robert Lewandowski ka një kontratë me Bayern Munchen që së fundi ështëzgjatur deri më 2011; FC Bayern nuk ka ndonjë mendim për transferim”.
“Nuk ka bisedime me klubet tjera dhe nuk do të ketë asnjë. Nëse klubet tjera negociojnë me lojtarë që kanë kontrata afat-gjate, ato rrezikojnë të sanksionohen nga FIFA”, thuhej në deklaratën e kampionëve gjermanë.