Lajmet e fundit

Kryeshefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, është shprehur se sulmuesi i tyre Robert Lewandowski nuk është në shitje.
“Dera jonë mbetet e mbyllur, top-lojtarët që kemi në Bayern Munich do të qëndrojnë këtu", tha Rummenigge.
Rummenigge, sipas Sky Sport ka deklaruar se asnjë çmim nuk do të mjaftonte për ta lejuar largimin e sulmuesit polak nga Allianz Arena.
"Me Robertin, ne duam të dërgojmë një sinjal për njerëzit brenda dhe jashtë klubit: Bayern Munich janë krejtësisht të ndryshëm nga klubet e tjera që dobësohen kur përmenden shuma të caktuara", shtoi ai.
Chelsea dhe Real Madridi ishin të interesuara për shërbimet e Lewandowskit, transmeton Klan Kosova.
Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë në Bundesliga sezonin e kaluar me 29 gola. Ai ka një kontratë në Bayern deri më 2021.