Lajmet e fundit

Lojtari më i mirë në botë i shpallur nga FIFA, Robert Lewandowski, do të mungojë në ndeshjen kualifikuese për Botëror që Polonia do ta zhvillojë kundër Anglisë në kuadër të Grupit I.
Sulmuesi i Bayern Munchen-i u zëvendësua pas vetëm një ore lojë në fitoren e së dielës, 3:0, pasi kishte realizuar dgolësh.
“Robert Lewandowski nuk do të luajë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës të mëkurën kundër Anglisë në Londër si pasojë e një lëndimi”, thuhet një një njoftim zyrtar të publikuar në ueb-faqen zyrtare të federatës së futbollit të Polonisë.
“Testet klinike kanë shfaqur dëmtim në ligamentin kolateral të gjurit të djathtë”.