Lajmet e fundit

Sulmuesi i Bayern Munchen-it, Robert Lewandowski, ka lënë të kuptohet se do të ishte i lumtur që të qëndronte te kampionët e Bundesligës deri në fund të karrierës së tij, sipas Goal.
Polaku arriti dygolësh në ndeshjen që bavarezët e fituan 6:0 ndaj Wolfsburg në Allianz Arena këtë të shtunë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i huaj në Bundesliga.
"Gjithçka po shkon mirë këtu, po ndjehem mirë dhe jam i kënaqur, komunikimi mes klubit është i mirë", ka thënë Lewandowski për Welt am Sonntag.
"Mund të luaj në nivelin më të lartë edhe për pesë vjet të tjera, dhe luaj për Bayern-in që një kohë të gjatë, është njëri nga klubet më të mëdha në botë, dhe nëse luani për ta, ka pak opsione për t'u përmirësuar".