Lajmet e fundit

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, do të mbetet te ky klub, sipas menaxherit të përgjithshëm të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge.
“Nuk kanë pse të merakosen për Robert Lewandowskin dhe marrëdhënien e tij me Bayernin”, tha Rummenigge për Kicker.
“E kemi një [marrëdhënie] shumë të mirë”.
“E dimë se çfarë kemi te Lewandowski. Jam shumë i lumtur që ende e kemi një kontratë aq afat-gjatë. Nuk ka nevojë për brengosje – ai do të luajë po ashtu edhe stinorin e ardhshëm te Bayern Munchen”.