Lajmet e fundit

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka deklaruar se beson që Pep Guardiola ka zgjedhur skuadrën të cilën do ta drejtoj sezonin tjetër.
Spanjolli ka deklaruar herët se do të largohet nga klubi bavarez, zyrtarisht nuk ka ende një klub të cilin Pep mund ta drejtojë.
Ka pasur fjalë se ai mund të kalojë të drejtojë njërën nga skuadrat nga Manchesteri, United apo City.
Kurse edhe sipas Lewas, klubi i ri i Pep me gjasë do të jetë në Premier League, transmeton Klan Kosova.