Lajmet e fundit
Asi polak mund të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi agjenti i tij tashmë ka vënë kontaktet e para me zyrtarë të skuadrës spanjolle

Agjenti i Robert Lewandowski ka vënë kontaktet e para me zyrtarët e Real Madrid, për një transferim të mundshëm gjatë verës.
Sulmuesi i Bayern Munich ndërroi agjentin këtë javë, duke kaluar nën menaxhimin e Pinzi Zahavi, që ndihmoi Neymar të kalojë tek Paris Saint-Germain.
Zahavi tashmë ka vënë kontaktet e para me Los Blancos, që raportohet se janë gati të paguajnë 150 milionë euro për blerjen e polakut.