18.02.2017 · përditësuar para 3451 dite1 min lexim
Robert Lewandowski ka hyrë në histori të Bundes Ligës duke u bërë lojtari që ka shënuar golin më të vonë në barazimin 1-1 të Bayernit kundër Hertha Berlin, njofton Klan Kosova.
Hertha kaloi në epërsi në minutën e 21 me anë të Vedad Ibiseviq, ndërsa Lewandowski, që u inkuadrua nga banka rezervë barazoi rezultatin kur koha po shënonte 95 minuta e 59 sekonda.
Ky ishte goli i 25 i Lewandowskit sivjet dhe i 16 vetëm në Bundes Ligë.
Gola më shumë ka vetëm sulmuesi i Dordmund-it, Pierre-Emerick Aubameyang, gjithsejtë 17.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.