Lajmet e fundit

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ka thënë se klubit të tij i duhet një sulmues.
“Do të ishte definitivisht opsion për të nënshkruar me një sulmues të uritur, të ri që dëshiron të mësojë nga një lojtar me përvojë”, tha ai për SportBild.
“Do të ishte çlirim për mua që të luaj 15 ose 20 minuta më pak në lojë, dhe do të kisha më shumë energji për ndeshjet tjera, dhe një probabilitet më të madh të të qëndruarit në formë, duke minimizuar rrezikun e lëndimeve”.