Lajmet e fundit
Reprezentuesi polak ka shënuar 22 gola në 15 ndeshjet e tij në edicionin e ri, por ai nuk arriti që ta tundë rrjetëne Gunners në përballjen e fundit.

Robert Lewandowski e ka paralajmëruar Arsenalin se në Allianz Arena do t’i shënojë gol.
Lewandowski e ka filluar sezonin në formën më të mirë, duke shënuar 22 gola në 15 ndeshje, por në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një gol.
Polaku është i vendosur që të mos lëshojë mundësitë në përballjen e kthimin ndaj Arsenalit.
“Në dy ndeshjet e fundit nuk kam shënuar gol, prandaj dua të shënoj tani. Do të jap gjithçka për këtë gjë”.
“Na duhen pikët. Duhet që të tregojmë kush është skuadra më e fortë”.
“Do të luajmë në shtëpi dhe për të arritur rezultat do të japim gjithçka nga vetja”.