Lajmet e fundit
Ylli i skuadrës bavareze ka folur për raportet e tij me trajnerin katalan, i cili sipas polakut kërkon punë dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Robert Lewandowski insiston se golat e shumë të shënuar nga ai këtë sezon nuk i kanë garantuar trajtim preferencial nga Pep Guardiola, i cili kërkon më shumë se vetëm gola.
Polaku ka shënuar 12 gola në tetë paraqitjet e tij këtë edicion në Bundesliga, ndërsa në total bashkë me golat për kombëtaren ka 22, në vetëm 16 ndeshje.
Por asi i bavarezëve ka thënë se Guradiola nuk e vlerëson atë bazuar vetëm në një tregues, por gjithmonë kërkon që ai të jetë më shumë se një golashënues.
“Nuk besoj që trajtohem ndryshe kur shënoj më shumë gola. Është njëjtë. Normalisht që ai është i lumtur me golat që shënoj, por ai do më shumë se kaq”.
“Gola nuk më ndihmojnë vetëm mua, por tërë skuadrës. Por unë nuk jam sulmuesi që pret në zonën re rrezikshme për të shënuar. Unë lëviz, pasoj dhe krijoj mundësi për të tjerët”.