Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person të moshës 30-vjeçari, pasi i njëjti ka lëvizur me armë zjarr.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në automjetin e të dyshuarit është gjetur armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.
“Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi”.
“P. V., 30 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të”, thuhet në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.