Këtë të mërkurë, Komisioni Evropian, ka propozuar krijimin e një Certifikatës të Gjelbër Digjitale për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt brenda Bashkimit Evropian gjatë periudhës pandemike.
Kjo certifikatë do të shërbejë si garanci se personi është i vaksinuar kundër COVID-19, ka dalë negativ ose e ka kaluar virusin, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ajo do të jepet falas, në formën digjitale ose në format në letër. Po ashtu në të do të përfshihet kodi QR për ta rritur sigurinë dhe autenticitetin e certifikatës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.