Banka e Anglisë ndërhyri për të qetësuar tregjet pasi disa lloje fondesh pensionesh ishin në rrezik që të kolapsonin.
Banka u zotua të blinte 65 miliardë funta bono qeveritare pasi mini-buxheti i së premtes shkaktoi trazira në tregjet financiare dhe funta pësoi rënie.
Investitorët kishin kërkuar një kthim shumë më të lartë për investimin në obligacionet e qeverisë, duke bërë që disa të përgjysmoheshin në vlerë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Fondet e pensioneve të cilat investojnë në obligacione, u detyruan ta fillonin shitjen, duke shkaktuar frikën për një rënie të re të tregut.
Banka ka njoftuar se vendimi i saj për të blerë obligacione qeveritare me një “ritëm urgjent” ishte i nxitur nga shqetësimi mbi “një rrezik material për stabilitetin financiar të Mbretërisë së Bashkuar”
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.