Një njeri i cili ka kaluar 43 vjet të jetës së tij në një karrocë invalidësh për shkak se i ishte gabuar diagnoza mjekësore, po mëson që të ecë sërish vetëm gjatë të 50-tave të tij.
Kur portugezi Rufino Borrego ishte 13 vjeçar, ai ishte diagnostifikuar nga një spital në Lisbonë me distrofi muskulore.
Pas kësaj diagnoze, ai kishte ecur në një karrocë invalidësh për më shumë se katër dekada, kur një neurolog e kishte kuptuar në vitin 2010, se në fakt ai vuante nga një sëmundje tjetër që vetëm i dobëson muskujt, por nuk e bën një njeri të palëvizshëm.
Kjo sëmundje e rrallë, mund të trajtohet thjesht me ilaçe që përdorin të sëmurët nga astma.
Tani pothuajse një vit pasi ai e ka kuptuar se nuk është i palëvizshëm, është në gjendje që të shkojë në këmbë në kafenenë e lagjes së tij.
Borrefo është 61 vjeçar dhe po jeton një jetë normale dhe thotë se nuk do ta padisë spitalin që e diagnostifikoi, për shkak se siç thotë ai, në kohën kur kishte marrë trajtimin mjekësor doktorët s’kishin njohuri për sëmundjen që ai ka.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.