Lajmet e fundit

Një baba i dashur ka shkruar një letër prekëse për vajzën e saj me sindromin Down në ditën e dasmës, duke vlerësuar atë për arritjet e saj dhe duke i dëshiruar asaj një jetë të gjatë dhe të lumtur me bashkëshortin e saj.
Paul Daugherty 57 vjeçar dedikoi fjalë prej më të bukurave vajzës Jillian 25 vjeçare, duke përmendur se në disa raste ka qarë mbi frikën se ajo nuk do të pranohet nga kolegët dhe miqtë e saj.
“Në dy orë, ti do të marrësh një kahje tjetër të jetës, një shëtitje të paharruar me atë që ti ke arritur për këtë ditë”, shkroi ai në letrën e publikuar nga The Mighty.
“Unë nuk e di se si ndjehet një grua me sindromin Down të martohet me dashurinë e jetës së saj, unë vetëm di që ti e ke arritur atë”.
Jillian e cila punon në departamentin e atletikes në Universitetin Kentucky, u martua me të dashurin e saj prej kohësh Ryan Mavriplis me 27 qershor në një ceremoni prej 160 mysafirëvve.
Por, dy orë para se Paul e dorëzoi vajzën, ai gjatë gjithë kohës e shikonte nga larg, derisa vajza po lexonte letrën e të atit.
“Unë jam jashtë, pranë një dritareje”, shpjegoi ai. “Ne jetojmë për momente të tilla si këto, kur shpresat dhe ëndrrat ndërpriten në një vend të ëmbël si ky. Kur çdo gjë që kemi imagjinuar realizohet”.
“Unë kam gjithçka dhe asgjë për të ju treguar”, vazhdoi babai.
Paul, i cili shkroi një jetë të pakomplikuar, një biografi për Jillian, shpjegoi se ai kurrë nuk është shqetësuar rreth karrierës së saj akademike, sepse ai e dinte se ajo do të arrijë lartë, por ai pranoi se ai dikur kishte frikë se ajo do të ketë probleme për të fituar miq.
Paul kujton se si ajo njëherë bërtiti thëllë, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçare, duke thënë se ajo nuk kishte asnjë mik.
Jillian kishte takuar Ryan 11 vite më parë në një fushë futbolli.
Babai i Ryan ishte një kapiten në një kampionat futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar.
Jillian kishte praktikë të futbollit dhe aty u takuan, transmeton Klan Kosova.
“Tani ti dhe Ryan jeni duke marrë një vendim ndryshë për jetën. Kjo është një sfidë e re, por ajo nuk është më e frikshme”, shtoi ai.
“Duke pasur parasysh se kush jeni, lumturia vjen lehtë për ju, siç bën aftësia juaj për të bërë të tjerët të lumtur”.
“Unë të shoh tani ty. Vajza ime e vogël, e gjitha në të bardhë, duke kaluar pragun e një tjetër ëndërr të realizuar”, vazhdoi Paul.
“Në këtë moment, unë qendroj pa frymë. Ju dukeni bukur”.
“Jillian më falënderoj mua, dhe më tha se gjithmonë do të jem vajza juaj e vogël”.