Lajmet e fundit

Një grua myslimane që jeton në Britani të Madhe e lodhur nga gjithë pabarazia gjinore, e ka shkruar një letër të hapur për të gjithë burrat mysliman.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të saj:
“Të dashur meshkuj mysliman
Ende më kujtohet dita kur nënës time i thanë që jeta e saj ishte në rrezik. E drejta e saj për të jetuar në këtë botë papritur u vë në pyetje sepse ajo vendosi që ishte e rraspakitur. E rraskapitur për të gjithë motrat, nënat dhe vajzat që nuk kishin fat e që kishin lindur me një kromozim X e jo Y.
Cilat ishin kërkesat e saj? Thjesht një hapësirë për t’u lutur në xhami. Pavarësisht se e dinte që do e rrezikonte veten, ajo qëndroi për të marr atë që na është rrëmbyer. Kjo nuk ndodhi në një vend të largët, por këtu në Britani të Madhe, dhe krimi makabër që nëna ime ka kryer ishte që kërkonte të dejtat që i’u ishin dhënë nga Zoti.
Ajo duhet të ketë qenë mjaftueshëm e mençur për të mos kërkuar diçka që të mos kërcënohet diçka e ndërtuar me kujdes, e konstruktuar e që ia përkund egon mashkullore për shekuj me radhë. Dëshira e madhe që t’i kryej lutjet në xhami, ku mund të luten vetëm meshkujt që nga krijimi i saj ka krijuar vlera shumë më të largta se islami për këta shovinistë.
Ne morën pjesë në një takim në xhami që ishte e “hapur për publikun” ku natyrisht që ne u larguam pasi që nëna ime tentoi që të jep kontributin e saj, kjo pasi që askush nuk ka kishte informuar se “e hapur për publikun” nuk i përfshinë edhe femrat.
Pas intervenimit të policisë, neve na u dha mundësia që të luteshim në një vend të vogël, mirëpo aty kuptuam që taktikat u bënë edhe më patetike ku shumë njerëz nga preknin, ofendonin e ne ishim shumë të pasigurta.
E ky nuk është një incident i izoluar. Kur anëtarët e këshillit të partisë myslimane kishin akuzuar sistematikisht dhe e kishin bllokuar hyrjen e grave myslimane në parlament, unë nuk isha fare e surprizuar.
Këtu nuk ka paligjshmëri fetare. Të bësh një dhomë ekstra për gratë myslimane nuk është jofetare. Unë nuk largohem nga feja ime për shkak të meshkujve seksist mysliman.
Në vend të kësaj, unë jam afruar edhe më shumë me fenë time. Ironia qëndron në faktin se universiteti i parë i hapur në botë ishte nga një grua myslimane por edhe tani shumë persona arrijnë që ta mohojnë të drejtën e saj për tu edukuar. E madje Profeti Muhamed ka luftuar mbi kalë së bashku me një grua, e ka të tillë që tani thonë që ajo nuk duhet të ketë të drejtën për të vozitur. Që në Mekë, në shtëpinë e Zotit, unë e burri im ecnim dorë për dorë kurse në xhamitë e Britanisë së Madhe mua mu ndalohet hyrja. Se shumica e britanikëve të konvertuar në islam janë gra, për shkak se Kur'ani afirmon barazinë gjinore mirëpo disa grupe kulturore shoviniste i shkelin të drejtat e femrave.
Është mjaft e thjeshtë, duke qenë të barabartë intelekutalisht, shpirtërisht dhe në shoqëri ne atëherë njohim pafundësinë e paradoksit që disa nga ne vazhdojnë që ta propagandojnë. Ne nuk i’u besojmë, me gjithë përpjekjet e juaja që të përhapen keqkuptime dhe keqinterpretime të shkrimeve të shenjta vetëm për dëshirat tuaja.
Ne jemi të dëshpëruar për të tërhequr këtë kombinim vdekjeprurës të egos mashkullore dhe të jetojmë siç religjioni thotë të jetojmë.
Në fund të fundit ne kemi nevojë për ju që ta ndihmoni për ta rigjetur islamin.
Derisa e gjithë shoqëria nuk do të mësojë se si të respektohet gjysma tjetër e shoqërisë atëherë njerëzit do të mbetin të gjymtë dhe sëmundjet sociale nuk do të shërohen. Ne jemi të dëmtuar. Të rraskapitur. Por unë ende kam shpresë.
Sepse siç thotë Al Ghosaibi “kur një plagë është e lodhur duke qarë, atëherë ajo fillon të këndojë”.
Burra mysliman, ju na detyroni të drejtat tona – e madje këtë e garanton edhe Kur’ani. Mos e harroni këtë gjë.
Sinqerisht,
Një grua myslimane".