Lajmet e fundit

Teach For Kosova dhe QIKA organizojnë nesër një aktivitet sensibilizues në shkollën "Shote Galica" në Runik, Skenderaj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale.
Nxënësit do të shpërndajnë dhurata simbolike dhe broshura informuese për të thyer stigmat mbi menstruacionet, transmeton klankosova.tv.
''Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit "Let Girls Thrive", do të organizojnë nesër, më 27 maj 2025 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, një aktivitet sensibilizues në shkollën “Shote Galica” në Runik, Skenderaj. Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale, nxënësit e kësaj shkolle do të përgatisin dhurata simbolike me produkte menstruale dhe do të shpërndajnë broshura informuese për shëndetin menstrual, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe thyerjes së stigmat rreth menstruacioneve. Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen gjatë javës edhe në shkolla fillore në komunat e Hanit të Elezit, Deçanit, Skenderajt dhe Gjilanit, duke e shtrirë mesazhin e barazisë dhe kujdesit për shëndetin menstrual në gjithë vendin. Për të dytin vit me radhë. në kuadër të projektit “Let Girls Thrive”, Teach For Kosova ka furnizuar 5 shkolla publike në 5 komuna të Kosovës me gjithsej 12,000 peceta higjienike, duke adresuar mungesën e qasjes në produkte menstruale për vajzat në shkolla''.