Në qytetin e Lipjanit në një filial të bankës është lëshuar një alarm.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Bashkim Bytyqi, komandant i Policisë në Lipjan.
"Njësitë policore kanë reaguar pasi që është aktivizuar një alarm, mirëpo nuk ka pas asgjë, vetëm një alarm i aktivizuar".
"Policia ka reaguar mirëpo nuk ka asgjë, alarmi sipas zyrtarëve të bankës është aktivizuar nga ndonjë problem. Në kohen e reagimit policia ka qëndruar deri në verifikimin se pse është aktivizuar alarmi", ka thënë Bytyqi.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.