Një burrë në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person në Leposaviq.
E Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.