Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, nuk e ka fshehur zemërimin e tij nga tentimet e vazhdueshme të Real Madridit për ta transferuar Kylian Mbappe-në.
Gjigantët francezë i refuzuan 220 milionë euro nga Mbretërit për ta mbajtur francezin i cili vitin e ardhshëm mund të ikën si agjent i lirë pasi t’i përfundojë kontrata.
“Në Madrid po e mohojnë, por mendoj që Real Madridi ka një kohë që po tenton ta transferojë Mbappe-në”, ka thënë Leonardo për Gazzetta dello Sport.
“Kanë folur publikisht për Mbappe-në që dy vjet. Kjo duhet dënuar [sepse është ilegale]”.
“E shoh si mosrespekt ndaj Mbappe-së. Ai nuk është çfarëdo lojtari, ai ëshstë prej më të mirëve në botë”.