20.05.2019 · përditësuar para 2608 dite1 min lexim
Leonardo DiCaprio nuk e ka fare problem të qëndrojë prapa aparatit fotografik për të dashurën e tij Camila Morrone.
Aktori është parë duke fotografuar aktoren 21 vjeçare në një hotel në Francë, ku thuhet se shumë të famshëm qëndrojnë atje gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, transmeton Klan Kosova.
Në imazhet e kapura, 44 vjeçari shihet duke kapur kënde të ndryshme të Morrone, duke përdorur një iPhone.
DiCaprio dhe Morrone thuhet se janë në lidhje që nga dhjetori i vitit 2017. Ata ishin edhe në pushime me nënën e aktorit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.