Leo ka shkaktuar kaos dhe tension në shtëpinë më të famshme, mbi atë që pretendon se i ka thënë Driloni për disa prej banorëve.
Nën prezencën e Sarës, Leo pretendon se Driloni ka pohuar atij se ajo i ngre nervat, transmeton klankosova.tv.
Për Xhenetën sipas Leos, Driloni kishte një paralajmërim ofendues kur te dilnin jashtë shtëpisë.
Të gjitha këto megjithatë, i mohoi Driloni, duke kërkuar që të shfaqen pamjet e kamerave për të kuptuar të vërtetën.
''Për Sarën çka kam folë, krejt i ka përzi senet'', shprehej Driloni para banorëve.
Ai madje betohej edhe në Zot për disa prej deklaratave që Leo pretendonte, ndërsa Driloni insistonte në të vërtetën e tij.
Për më shumë, ndiqni pamjet më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=RK4d0APIwDo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.